zoom

Bota

COVID rikthehet në SHBA, urdhërohet mbajtja e maskave në spitale

Detyrimi për të mbajtur maskë kthehet në spitalet e Nju Jorkut, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Stafit të spitalit u kërkohet të mbajnë maska ​​edhe në shtetet e tjera amerikane.

Prej kohësh autoritetet e shëndetësisë po përballen me një situatë jo të zakonshme, teksa fluksi i pacientëve me simptoma të përziera mes gripit dhe COVID shtohet dita ditës.

Ata kanë frikë se mos situata rikthehet në nivel pandemie dhe po merren të gjitha masat. /ZOOM.AL/