Aplikacion
Momente paniku përjetuan pasagjerët, përfshirë tetë fëmijë që përpiqeshin të evakuoeshin nga avioni i djegur përpara se mjeti të shkatërrohej plotësisht.
💥💥 BREAKING: Plane on fire at Tokyo International Airport pic.twitter.com/bNpgZDiyW6
— ビットコイン (@Ripple_X_) January 2, 2024
Në fund, sipas qeverisë japoneze dhe Japan Airlines, të gjithë 379 personat arritën të evakuoheshin në kohë, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme.
Ndërkohë, në konferencën e saj, Shërbimi Zjarrfikës i Tokios raportoi se 17 persona (pasagjerë dhe persona të ekuipazhit) janë lënduar.
Videot e mëposhtme tregojnë se si pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan përmes platformës rrëshqitëse speciale të fryrë.
Video captures passengers escaping a burning Japan Airlines plane on the runway of Tokyo’s Haneda Airport after it landed and burst into flames.
It’s reported to have collided with a Japan Coast Guard plane on the tarmac ⤵️ pic.twitter.com/6iVBjyRckB
— Al Jazeera English (@AJEnglish) January 2, 2024
Shihni pamjet nga avioni i Japan Airlines i përfshirë nga flakët
Ndërkohë, videot që qarkullojnë në internet besohet se tregojnë brendësinë e avionit të Japan Airlines përpara se të evakuohej.
Materiali i diskutueshëm u ripublikua edhe nga faqja e internetit Sky News, duke theksuar, megjithatë, se autenticiteti i tij nuk është verifikuar.
A Japan Airlines passenger plane caught fire upon landing at Tokyo's Haneda Airport. #HanedaAirport #JapanAirlines
pic.twitter.com/kNyCg30Ttk— VK18 fan (@WKohalli) January 2, 2024
Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror NHK tregojnë se avioni është përfshirë nga flakët ndërsa ishte ngecur në pistën e aeroportit, me pasagjerët që nxirren nga ai duke përdorur kanalin e ikjes me fryrje.
Në vendngjarje shihen edhe zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin. Avioni u shkatërrua plotësisht.
BREAKING: Footage recorded from inside Japan Airlines plane that crashed and caught fire on runway of Tokyo Airport pic.twitter.com/5N9vVBSdis
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) January 2, 2024
Një zëdhënës i Japan Airlines tha se avioni ishte ngritur nga aeroporti Shin-Chitose i Hokkaido në Japoninë veriore dhe zjarri shpërtheu kur u ul në aeroportin Haneda të martën pasdite me orën lokale. /ZOOM.AL/
Rovena Stefës i bëjnë “magji” në BBV? Çfarë gjeti këngëtarja në krevatin e saj, reagimi i banorëve