zoom

Aktualitet

Zjarri shkrumbon rrobaqepësinë në Rrëshen, ja kush ishte shkaku

Policia e Lezhës njoftoi se sot, rreth orës 11:00, ka rënë zjarr në rrobaqepësinë në pronësi të shtetases D. K., dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në momentin e flakëve nuk kishte njeri brenda, teksa dëmet ekonomike janë të shumta.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, për shkak të një shkëndije elektrike, por grupi i ekspertëve piroteknikë do konkludojë me prova konkrete.

Policia konfirmoi se zjarri u shua dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. /ZOOM.AL/