zoom

Aktualitet

Dy persona bëjnë për spital 33-vjeçarin pas sherrit në rrugë, thotë se ishin të panjohur

Një 33-vjeçar ka përfunduar me plagë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme dhe sipas dëshmisë, ky shtetas deklaron se në fshatin Bleran, pas një konflikti të çastit e kanë goditur persona të panjohur.

Policia thotë se autorët nuk janë identifikuar ende. “Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi K. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Isa Jakupi”  e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found