zoom

Aktualitet

Kreu i Zjarrfikëseve, Goxhaj: Situata po normalizohet, s’ka më vatra por vetëm sasi tymi!

Situata në Lushnjë zyrtarisht deklarohet e normalizuar, teksa forcat operacionale vijojnë kontrollet kat më kat.

Kreu i shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, ka zbuluar nga vendngjarja gjatë një komunikimi me mediat, se situata në pallatin 12-katësh në Lushnjë është vendosur nën kontroll.

Goxhaj u shpreh se zjarri tanimë është shuar dhe në godinë ka vetëm sasi tymi, për të cilat po punohet nga forcat zjarrfikëse.

Sakaq, ai shtoi se nuk ka më rrezik për një riaktivizim të zjarrit apo ndonjë vatre tjetër.

“Nuk kemi qenë aty momentet e para, por për momentin situata është nën kontroll. Ka vetëm sasi tymi në ambientet e qendrës tregtare, nuk ka më zjarr. Punonjësit ende po punojnë në vendin ku ishte vatra kryesore.

Situata është normalizuar, nga kontrollet që kemi ushtruar janë evakuuar të gjithë banorët. Nuk ka më rrezik për një riaktivizim të zjarrit apo ndonjë vatre tjetër, të gjitha forcat janë në gatishmëri”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/