zoom

Aktualitet

Nisin hetimet për zjarrin, dyshohet se shkak ishte kondicioneri dhe restoranti prej druri

Nisin hetimet policore për ngjarjen e ndodhur sot pasdite në Lushnjë, ku vatrat e zjarrit që janë ende aktive, përpinë qendrën tregtare në një pallat 12-katësh të banuar.

Një zjarr i nisur mesditën e sotme në një qendër tregtare në Lushnje, ka shkaktuar një situatë të rëndë, teksa 42 persona kanë përfunduar në spital, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri ka rënë në një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare, dhe më pas është përhapur në gjithë qendrën, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh.

Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë në një kondicioner në dyqanin ku mendohet se nisi zjarri.

Dyshohet edhe se një lokal i cili ndodhej në katin e tretë të këtij pallati 12-katësh, ka qenë i gjithi prej druri, çka dyshohet se ka përhapur edhe më shumë dhe më shpejt zjarrin në gjithë qendrën. /ZOOM.AL/