zoom

Aktualitet

Situata në Lushnjë drejt normalizimit. Brataj: Po hapen me forcë dyert për kontroll, janë dhe disa

Situata në pallatin 12-katësh të goditur nga zjarri ditën e sotme në Lushnjë është normalizuar, edhe pse ka disa vatra të vogla ende.

Po ashtu mësohet se shkak i përhapjes së menjëhershme të zjarrit ka qenë edhe fakti se lokali dhe restoranti kanë qenë prej druri.

Kurse kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, dha detaje nga situata dhe operacioni i forcave në godinë, duke thënë se janë edhe disa banesa për kontroll dhe po hapen dyert me forcë.

Skënder Brataj tha:

“Nuk rrezikon njeri jetën, ka intoksikime nga tymi, nuk ka djegie… Janë krehur pothuajse tre godina, është e fundit. Po hyhet në çdo derë edhe në se përgjigjen edhe nëse jo. Organizmi ka qenë sipas ngjarjes, nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital.

Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç.  Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert. Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata”. /ZOOM.AL/