Aplikacion
Të paktën 30 persona ndodhen në spital, pas asfiksimit nga tymi masiv që ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh, pas flakëve që ranë në katin e tretë, që shërben si qendër tregtare.
Mësohet se mes personave që kanë përfunduar në spital, është edhe një fëmijë dhe një punonjës i zjarrfikëses, por për fat të mirë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende flakët vijojnë të jenë aktive dhe i drejtohen deri kateve të sipërme, ku dyshohet se ndodhen ende mbi 40 banorë të godinës 12-katëshe.
Ndërkohë dyshohet se ende ka banorë të bllokuar brenda banesave të tyre, ndërsa nga qendra tregtare, e cila përbehet nga tre kate, thuhet se janë evakuuar të gjithë personat që ndodheshin aty.
Shërbimi zjarrfikës nga Tirana ndodhet në vendngjarje, si përforcim i forcave lokale. /ZOOM.AL/
None found