Aplikacion
Kjo ndodhi gjatë protestës së 7-të paszgjedhore të koalicionit të opozitës së qendrës së majtë në Serbi, shkruajnë mediat e huaja.
Policia, e bllokuar brenda ndërtesës së Kuvendit të Beogradit, hodhi gaz lotsjellës dhe bomba tymi, ndërsa qindra protestues thyen dyert dhe dritaret me gurë. Sipas burimeve jozyrtare janë plagosur disa protestues dhe të paktën pesë policë. Të paktën 35 persona janë arrestuar.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë reagimin brutal të policisë. Pas shpërndarjes së demonstratave, policia vendosi kordonë pranë godinave të institucionit në qendër të qytetit dhe pak para mesnate situata u qetësua dhe qarkullimi u rikthye në rrugët qendrore të qytetit.
Dhe pak minuta para se policia të shpërndante me dhunë protestuesit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq postoi një foto duke ngrënë mollë. Ndryshe, protestat erdhën pasi opozita akuzon qeverinë për parregullsi në procesin zgjedhor dhe vjedhje të zgjedhjeve.
Kujtojmë se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq shpalli fitoren absolute natën e zgjedhjeve më 17 dhjetor dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (RIK) konfirmoi një ditë më vonë se SNS fitoi 46.84 për qind të votave. Koalicioni opozitar i qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës” (SPN) fitoi 23.38 për qind. /ZOOM.AL/
Druže @Pavle_Cicvaric, kerovi te napali, kidišu na tebe, ali zato ćemo ih sutra zajedno juriti po ulicama! pic.twitter.com/B7x7J6tZuP
— Miran Pogačar (@MiranPogacar) December 24, 2023
Atentati ndaj Hajrullës, dënohet me burg porositësi Leonard Luzi. Kërcënon Nikollin në gjyq