zoom

Slider

I ati pranoi ta takonte, Edona James: S’dua t’ia shoh sytë! S’është babai im

Transgjinorja  Edona James nuk ka folur prej vitesh me babain e saj. Dhe pavarësisht se ka kaluar kohë pa e takuar, ajo është shprehur gjatë një bisede me banorët e Big Brother Vip Kosova se nuk dëshiron ta shohë më.

Ajo u shpreh se nuk i mungon i ati dhe se ky i fundit është martuar me një vajzë sa mosha e saj.

“Babait nuk i ka interesuar kurrë. Tani është martuar me një vajzë sa unë, dhe ka fëmijë më të. Po, unë s’du me ia pa sytë, se nuk është babai im. S’më mungon babai, s’e kam ditur kurrë çfarë është babai. S’është babai im, i ka fëmijët e vet ai, le të kënaqet, unë e kam nënën”, është shprehur Edona.

Ndërsa i ati në një intervistë pak kohë më parë ka shprehur dëshirën për ta takuar.

“Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, dytë i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani, unë kam qenë azilant nuk kam mundu të bëjë asgjë, më kanë kthyer në Kosovës, e kam shikuar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka thënë ai.