Aplikacion
Sipas raportimeve, ka rënë nga kati i 9-të i një pallati një punëtor, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Ngjarja e rëndë është shënuar tek “Universe City” në kryeqytet, rreth orës 10:12 të mëngjesit të sotëm. Nuk ka ende informacion mbi identitetin apo moshën e viktimës.
“Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia. /ZOOM.AL/
FOTOT-VIDEO/ Kush është personi që bie sy në videon e atentatit me 3 viktima në Shkodër