Aplikacion
Një vit pasi këngëtarja u detyrua të anulonte turin e saj botëror dhjetorin e kaluar, e motra u shpreh se mund të kalojë pak kohë përpara se 55-vjeçarja Celine të kthehet në skenë pas betejës së saj me një çrregullim neurologjik të quajtur sindroma e personit të ngurtë.
Gjendja e Celine, e cila është progresive dhe e pashërueshme, bën që trupi të sulmojë qelizat e veta nervore dhe ndikon rëndë në lëvizshmëri.
“Ajo po punon shumë, por nuk ka kontroll mbi muskujt e saj. Ajo që më thyen zemrën është se ajo ka qenë gjithmonë e disiplinuar”, tha Claudette për 7 Jours. “Ajo gjithmonë ka punuar shumë. Është e vërtetë që ashtu si ne, edhe synimi i Celine është rikthimi në skenë. Por nuk e dimë se kur.”
Claudette ka treguar më parë se pavarësisht se ka punuar me “kërkuesit më të mirë në këtë fushë”, motra e saj ka parë pak përmirësim në shëndetin e saj.
“Ne nuk mund të gjejmë ndonjë ilaç që funksionon, por të kesh shpresë është e rëndësishme”, ka deklaruar ajo. /ZOOM.AL/