Aplikacion
Mësohet se i plagosuri, Aleksandër Curri, 40-vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit. Ndaj tij është qëlluar katër herë. Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, si dhe konflikti i çastit dhe për motive të dobëta.
Një prej dëshmitarëve, shprehet se i plagosuri kishte marrë plumb në stomak dhe ka qëndruar i shtrirë për 10 minuta para se të vinte ambulanca.
“I dhashë ndihmën, isha duke lypur. Shkova me vrap e pashë. Autorin nuk e njoh. I plagosuri ka qëndruar i shtrirë për 10 minuta, shkova unë e para dhe kërkova ndihmë, derisa erdhi një efektiv i policisë rrugore. Kishte marrë plagë në stomak, kishte shumë gjak. Iku në këmbë autori, iku vrap dhe më pas u fut në këtë qoshe… nuk di gjë më”” u shpreh ajo.
Autori dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe pasi ka qëlluar është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-degës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Po ashtu “blutë” janë vënë në ndjekje të autorit. Ende nuk dihet identiteti i autorit dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza