zoom

Stil

Në gjendje të rëndë në spital, reperi Cllevio pëson atak në zemër. Hap “GoFund”

Reperi dhe personazhi i njohur i Tiktok, Cllevio ka përfunduar në spital.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të Cllevio-s i shtrirë në spital, teksa flet për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ndër të tjera pretendon se pësoi një sulm në zemër në mes të Dubait.

Sipas deklaratve që ka bërë në rrjetet sociale, Cllevio ka treguar se ka vënë edhe unazë në zemër, teksa ka bërë disa telefonata dhe thirrje për të kërkuar para.