Aplikacion
Kryemadhi, në një postim në Facebook, shprehet se Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42.
Ndërsa thekson se “jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot”.
“Edi Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42! Kalkolatriçja e kolauduar i ka përllogaritur me preçizion vjedhjet me inceneratorin e Tiranës.
Dhe do ta çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ashtu siç ka çuar gjysmën e qeverisë dhe drejtorët e bashkisë. Jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot.To be continued…”, shkruan Kryemadhi.
Kyemadhi publikoi edhe një foto me dron në territorin e inceneratorit të Tiranës. /ZOOM.AL/