Aplikacion
Ndërkohë, trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, në Voskopojë dhe në Qarr 4 cm. Në zonat e përfshira është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.
Sakaq, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec-Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur, ndërsa apelohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes.
Policia vendore e Korçës ka apeluar shoferët që të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë në këto akse. /ZOOM.AL/