zoom

Bota

Raportet SHBA-Rusi në rrezik ashpërsimi, Moska mendon armatosjen e Venezuelës

Raportet e brishta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë mund të përkeqësohen edhe më tej pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse se po mendonte armatosjen e Venezuelës.

Aktualisht, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, specialistët rusë janë të pranishëm në vendin e Amerikës Latine dhe po inventarizojnë dhe mirëmbajnë armë ushtarake që Rusia ka dorëqzua në të shkuarën në Venezuelë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se vendi i tij do të vazhdojë të ndihmojë Venezuelën në rritjen e aftësive të saj mbrojtëse.

“Ushtria Venezuelës është furnizuar me sisteme ruse të produkteve ushtarake, specialistët tanë punojnë atje, të cilët në përputhje me kontratën kryejnë rregullisht masat e nevojshme për të mirëmbajtur këto pajisje”, tha Lavrov pas një takimi me homologun e tij Venezuelës, Jorge Arreaza.

Ministri rus gjithashtu kritikoi sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj Venezuelës si “të paligjshme”, duke vënë në dukje se Moska do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Venezuelën për të mirën e të dy palëve.

Të dy vendet nënshkruan në fillim të këtij viti 12 dokumente mbi bashkëpunimin dypalësh në sferat financiare, energjetike dhe ushtarake, si dhe në fushat e kujdesit shëndetësor dhe ushqimit, ndërsa Venezuela do të furnizohet edhe me doza të vaksinës Sputnik V.