Aplikacion
Lidhur me propozimin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, Berisha tha se Rama është i gatshëm të marrë kompetencat e parlamentit vetë në dorë.
Reagimi:
“Siç konstatoni, parlamenti nuk ekziston. Kur them nuk ekziston, ai si ndërtesë ekziston, si klub monist ekziston, por si parlament që funksionon mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës, nuk ekziston. Mosbindja civile e grupit të deputetëve të PD, u dëshmua mjeti më efiçent apo ndër më efiçentët në histori, de facto përmbysi Parlamentin e drogës, krimit dhe korrupsionit.
Pra, ky përbën në historinë e revolucioneve demokratike, ky përbën një nga sukseset më të mëdha. Është e vështirë të gjeni ju, për të mos thënë të pamundur, 43 vetë që me lëvizjen e tyre të përmbysin parlamentin e drogës, krimit dhe narkoshtetit. Nuk ekziston në politologji, në histori. Jo. Ndodhi vetëm në Shqipëri kjo.
Do thoni ju, çfarë fakti ke për këtë ti? Imagjino sikur ata deputetë të mos ishin në mosbindje civile në parlament, por të kishin bojkotuar parlamentin? Do dëgjonin qytetarët kakarisjet e deputetëve socialistë nga mëngjesi gjer në darkë për suksese imagjinare, për mashtrime, falsifikime, çdo gjë tjetër. Iku tani.
Tani kohërat i kanë të shkurtra, maksimumi 7 minuta, pa zë. Një parlament pa zë. Një parlament automatësh, që ngrenë dhe ulin kartonat.
Këtë krahasim duhet ta bëjnë qytetarët. Nëse demokratët nuk do ishin në betejë të mosbindjes civile gjer në mesnatë do vazhdonin diskutimet koprolalike me në krye Edi Ramën. Të paktën nuk ndodhi më se ai nuk ekziston më ai parlament.
Atëherë lidhur me masat që propozon ai, ai kur ka bërë grusht shteti brenda shtetit dhe merr kompetencat e parlamentit vetë në dorë, ai është i aftë të propozojë çdo ligj dhe çdo masë. Problemi është se mosbindja civile do të vazhdojë qoftë edhe me një deputet të vetëm të PD që do mbetet aty. Ai do marrë përgjigjen që meriton”. /ZOOM.AL/
“E zgjdhim atë punë”! Pse mbahet ende në detyrë Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zerka