zoom

Stil

A u ndërpre transmetimi prej dhunës? Reagon produksioni i “Big Brother Vip Kosova”

Për gati 2 orë transmetimi live në kanalet e “Big Brother Vip Kosova” u ndërpre dhe nga ora 01:30 deri në orën 03:19 shikuesit nuk ndiqnin dot çfarë po ndodhte brenda shtëpisë.

Në rrjet u aludua se transmetimi ishte shkëputur prej një episodi dhune ku, janë përfshirë banorët Blero dhe Ganiu.

Por pas komenteve në rrjet, produksioni mohoi që të bëhet fjalë për dhunën si arsye.

“Sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme të rreme se në “Big Brother Vip Kosova” ka ndodhur një rast i dhunës fizike. Lidhur me këto raportime, dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se lajmet janë të rreme dhe nuk ka asnjë bazë për pretendimet mbi dhunën e presupozuar. Transmetimi në kanalin “Big Brother 1 dhe 2” është ndërprerë si rezultat i një problemi teknik nga ora 01:03 – 03:19”, sqaroi produksioni në “Instagram”.

Një reagim erdhi edhe nga moderatori i formatit, Alaudin Hamiti, i cili po ashtu shpjegoi se bëhet fjalë për një problem teknik, duke hedhur poshtë aludimet për përplasje fizike.

“Nysa, e kuptoj interesin dhe impaktin enorm që e ka “Big Brother VIP Kosova 2”, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime. Sot në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e një defekti teknik në Art Motion, dy kanalet e “Big Brother VIP Kosova”, së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi.

E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një ore e gjysmë. Aludimet për dhunë fizike, të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, janë të rreme.

Materialin e papublikuar në transmetimin e drejtpërdrejtë të “Big Brother Vip Kosova”, do të mund ta gjeni në YouTube. Ju inkurajojmë të shikoni dhe lexoni faqet tona për informacion të saktë dhe të besueshëm”, tha ai.