zoom

Politikë

A u konsultua Noka me Berishën, para se të tentonte t’i vinte zjarrin karrigeve në Parlament?

Seanca e sotme kishte tension, kaos, përplasje, tymëse, por edhe detaje pikante si ky në foto.

Ndonëse u përjashtua nga punimet e seancës plenare, me urdhër të kryeparlamentares, Lindita Nikolla, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij.

Pasi ndezi disa tymuese, ai tentoi dhe t’i vinte flakën disa karrigeve. Në pamje ai shfaqet duket folur fillimisht me Berishën dhe Edi Palokën, e më pas shkon drejt foltores.

Pasi merr disa letra dhe i ndez, tenton që t’i hedhë ato në drejtim të karrigeve, për t’i vënë flakën. Por ky veprim është penguar nga punonjësit e Gardës. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found