zoom

Aktualitet

Sigurimi deri në 20 mln euro i mori jetën? Babai i Liridonës: Naimi na preu në besë

Sigurimi jetësor që mund t’i mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro, dyshohet është arsyeja e prositjes së vrasjes së Liridona (Ademaj) Murseli nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai mësohet se e dinte për paratë e sigurimit të jetës së gruas së tij, në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, ndaj planifikoi dyshohet se planifikoi vrasjen e saj duke i ofruar bashkëfshatarit, Granit Plava, një shumë prej 30 mijë euro për ta eleminuar.

Dyshohet se ka qenë vetë Naim Murseli i cili para disa kohësh i ka paguar sigurimin jetësor Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze.

Babai i Liridonës, Hajdar Ademaj, ka treguar momentin si e ka marrë vesh lajmin duke u shprehur se nisi të dyshojë tek dhëndri i tij, pasi Naimi i tregoi dinamikën e ngjarjes, që sipas tij, nuk ishte e besueshme.

Ai theksoi se vajza nuk i ka treguar se ka pasur probleme me burrin, duke thekuar se Liridona jetonte në Suedi dhe pa pasur sigurim jete.

Babai i viktimës hodhi dyshohet se janë paratë e sigurimit, arsyeja pasi dhëndri i tyre porositi vrasjen e Liridonës.

“Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugën. Ka thënë Liridona ndale makinën.

Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë.

Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit”, tha ai.