Aplikacion
I pandehur është marrë ish-kryekomunari Viktor Çervenaku, vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Në banesën e Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Sakaq, në kërkim është një shtetas kolumbian, ndërsa vijojnë hetimet për pjesën tjetër të grupit. /A.Q./