Aplikacion
Edhe dollari është dobësuar më tej kundrejt lekut, duke humbur 0.6 pikë dhe këmbehet me 93.3 lekë.
Paundi britanik ka pësuar një rritje të lehtë ndaj monedhës shqiptare dhe këmbehet me 117.98 lekë.
Për euron duket si një rikthim në ditët më të këqija të saj, në muajin korrik, kur preku nivelin e 100.5 lekëve. Atëherë, Banka e Shqipërisë arsyetonte se numri i lartë i turistëve në vend po zhvlerëson monedhën europiane. Por tani, hyrjet në Shqipëri janë në shifra shumë më modeste se ato të muajve të verës.
Festat e fundvitit, konsumi i shtuar dhe kthimi i emigrantëve në atdhe kanë qenë gjithmonë faktorë të zhvlerësimit të euros, por në një masë shumë më të vogël krahasuar me sezonin turistik.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat, tha se “ky është kursi I ri i këmbimit tashmë” dhe nuk ka më kthim pas. Një javë më parë, BSH hyri në treg dhe bleu 16.5 mln euro, por nuk pati asnjë efekt në kursin e këmbimit