Aplikacion
Ky është rasti i Graciela Moreno, një arkitekte spanjolle që jeton në Londër, teksa e gjeti veten të përfshirë në këtë komplot, kur babai i saj, pa dyshuar për keqdashje, transferoi pothuajse 2000 euro duke menduar se po e ndihmonte vajzën e tij të blinte një shtëpi.
Në këtë rast, konteksti i blerjes së mundshme të një shtëpie në Costa del Sol, shërbeu si karrem që babai i Morenos të binte në grackën e Whatsapp.
Mënyra e veprimit të kriminelëve përfshin mesazhe në WhatsApp që pretendojnë të jenë djali në nevojë, duke kërkuar transferta parash. Në rastin e Graciela Morenos, babai i saj, duke menduar se ai bashkëpunonte në operacionin e pasurive të paluajtshme, nuk hezitoi të bënte transferimin. Viktima e vërtetë, megjithatë, ishte Graciela, e cila me zbulimin e mashtrimit duhej të përballej me një proces burokratik dhe mungesën e mbështetjes nga banka.
Ky lloj mashtrimi, i njohur si “whatsapping”, është bërë më i shpeshtë dhe Banka e Spanjës ka lëshuar një alarm për këtë. Pavarësisht sofistikimit të krimit, pjesa që ndërlikon veprimet ligjore është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e familjarit, i cili i mashtruar me vetëdije bën kalimin nga një llogari në tjetrën.
Ekspertët thonë se këto lloj mashtrimesh nëpërmjet Whatsapp janë përhapur edhe në vende të tjera të Europës dhe Botës, ndaj po shihet një mundësi për këshillim dhe paralajmërim më të shpeshtë të qytetarëve apo përdoruesve nga këto mesazhe mashtruese. Këshilla më e mirështë që të mos u përgjigjeni, të verifikoni mirë rastin dhe të siguroheni se nuk është një mashtrim kibernetik. /ZOOM.AL/