zoom

Aktualitet

Miliona të tjera për Elvana Gjatën! SPAK i heton pasurinë, këngëtarja ndez sot e nesër Vlorë-Tiranë

Miliona të tjera për këngëtaren Elvana Gjata. Ndërsa SPAK ka nisur hetimin pasuror për të, pasi emri i saj doli në përgjimet e ‘SKY’ në grupin e të fejuarit Ervin Mata, këngëtarja nuk e ka prishur aspak terezinë, duke vijuar me koncertet e saj.

Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, për koncertin që do të mbahet për 28 Nëntor.

Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka publikuar axhendën në profilin e Facebook. /ZOOM.AL/