Aplikacion
Takimi i parë nisi tek sheshi “Nënë Tereza” për të ju bashkuar të gjithëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skënderbej” në përfundim, që do të finalizohet me ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar.
Nuk kanë munguar në paradë edhe këngët e vallet shqiptare, mes të cilave “Mora Fjalë”, e cila është kthyer në një “himn” për shqiptarët kudo ku ndodhen.
47 kryetarë komunash arbëreshe janë gjithashtu të pranishëm në këtë paradë, të cilët vijnë për herë të parë për të festuar.
Në mbrëmjen e 28 Nëntorit, do të mbahet “Festivali i Gjirokastrës” në sheshin “Skënderbej”, ku do të jetë një shfaqje gjigante dhe një pjesëmarrje masive.