zoom

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Laç – Dy të plagosur, shtrohen te Trauma

Dy persona u plagosën mëngjesin e kësaj të hëne në Laç, pas shpërthimi të një bombole gazi në banesën e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, djegie në trup morën shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe.

Pas shpërthimit, ata u dërguan në spitalin e Traumës, ku janë të shtruar jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situates.