Modelja Vesa Vllasaliu ka reaguar pas eleminimit nga Big Brother Vip Kosova, ku u shpreh se publiku votoi imoralitetin.
Vesa, e cila bëri publike tradhtinë e futbollistit Mërgim Berisha mes shoqen e saj, tha se nuk gënjeu gjatë spektaklit dhe s’diti të lozë, por mendoi të ishte shembul.
Por ironizon duke thënë se “gjithsesi u dashka ndryshe, por nuk e kam ditur”.
“Une prap buzeqeshi… Edhe pse “populli” vendosi qe mos te jem me pjese e BBK…. Edhe pse populli kesaj here paska zgjedhur te mbeshtes e te votoj imoralitetin!
Ndoshta skam dhan shume genjeshtra sikur disa brenda shtepise e nuk dita te lozi por mendova te isha shembull. Gjithsesi po u deshka ndryshe por se paskam dite .
Ata qe me votuan dhe me perkrahen falemnderit shume ju kam ne zemer”, shkruan Vesa Vllasaliu.
Kujtojmë që Vesa Vllasaliu bëri bujë me akuzat ndaj futbollistit Mërgim Berisha duke thënë se ai tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.
Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.
“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.
Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.
“Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.