zoom

Aktualitet

Ky është apartamenti i shkrumbuar në Tiranë ku vdiq 57-vjeçari, ende mister shkaqet

Një 57-vjeçar humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi banesa e tij, në katin e 5-të të një pallati në kryeqytet u përfshi nga flakët.

Në pamje shihet banesa, e cila ndodhet në katin e fundit të pallatit, e shkrumbuar tërësisht nga flakët. Viktima është identifikuar me iniciale R.D. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 dhe nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found