Aplikacion
Ndër të tjera, ajo u pyet cila nga vajzat e emisionit vishej më keq dhe pa ngurruar, ajo u përgjigj me emrin e Sindit.
“Jo në shijet e mia ka qenë Sindi”, tha Jasmina.
Kjo deklaratë ka sjellë menjëherë një kundërpërgjigje nga Sindi, e cila ka reaguar me një status në InstaStory. Ajo ka treguar se në fakt, fustanin që Jasmina kishte veshur mbrëmë, Sindi e kishte veshur që në dhjetor.
“Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, ka shkruar Sindi.
Megjithatë pas këtij thumbi të lezetshëm, ende s’ka marrë një përgjigje nga Jasmina.
Kjo e fundit foli sërish për ndarjen nga Andi Artani dhe zhgënjimin që kishte pësuar nga Atdheu.
Antonela: Çfarë ndodhi mes teje dhe Andit?
Jasmina: Na la… Iku me të shumtit. Se bëj shaka. Ndodhi një asgjë e madhe.
Antonela: Të la për Dionën apo xhelozi e jotja?
Jasmina: Asnjëri nuk la asnjërin. Unë mund të them që e lash me një mesazh. Ai mund të thotë se e lashë se ishte xheloze.
Antonela: Të ka zhgënjyer njeri?
Jasmina: Kohët e fundit që kam marrë vesh shumë gjëra, jam zhgënjyer nga Atdheu. Më falso nga personazhet e Për’Puthen. Andi, me ty e kam. Fillo të jesh më i sinqertë se mbase do ecësh në këtë jetë.