zoom

Politikë

Berisha: Rama e mbrojti dy herë Ilir Beqjan, vodhi 76 mln euro me sterilizimin, SPAK s’e heton

Gjatë daljes live në FB nga salla e Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk kurseu akuzat edhe për ish-ministrin Ilir Beqja.

“Rama ka frik dhe tmerr sepse është njeriu kryesor ne vjedhjen e parë të shekullit, në vjedhjen e dytë  të shekullit. Ju kujtohet mire se si ky hajdut kalonte nga një studio në një studio, me pinca të thyer dhe mashtronte shqiptarët se do të kenë të reja.

Çmimi u rrit 3 herë për sterilizimin. Dje Edi Rama për herë të dytë amnistoi Beqajn e tij. Organizata kriminale SPAK, nuk guxoi të kërkonte as hetim, pa lerë masa sigurie. Por pasi një gjykim i guximshëm kthejë mprapa këtë amnisti kriminale ndaj Beqajt, i cili ka firmat e tij në tenderin për sterilizimin. Të shtunën (18 nëntor) u bë amnistia e dyte, duke thënë se Beqja po hetohet dhe s’mund të dalë jashtë shtetit për shpërdorim detyre.

SPAK, ko organizatë kriminale e përzgjedhur nga Edi Rama, nuk guxuan dje të fajësojnë Beqajn, për 76 milion të vjedhura me sterilizimin dhe për shumë  afera të tjera”, tha ndër të tjera Berisha. /ZOOM.AL/