Aplikacion
Raportohet se një 26-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Policia vendore sqaroi se i riu me inicialet E.N., banues në Fiershegan, ka ndërruar jetë nga traumat e pësuara prej aksidentit.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa pistat kryesore mbeten shpejtësia dhe moti i keq.
Njoftimi i policisë:
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”. /ZOOM.AL/