zoom

Aktualitet

Ngjarje e tmerrshme/ 2-vjeçarja në Tiranë dërgohet në spital me shenja të djegie cigaresh në trup

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 2 vjeçare është dërguar në spital me shenja djegie cigaresh në trup. Mbrëmjen e së mërkurës më datë 15.11.2023 është paraqitur në Urgjencën e Pediatrisë një vajzë dy vjeçare me shenja të djegies në trup shkaktuar nga cigarja’.

‘Vajza është identifikuar me inicialet A. R., e datëlindjes 01.08.2021. Ka dyshime të forta që krahas djegies me cigare vajza të jetë dhunuar nga një familjar i saj, rreth të 40-ave.

Pas paraqitjes në Urgjencën e Pediatrisë ajo është shtruar në pavion, ndërsa paraditen e sotme është dërguar në reanimacion në gjendje të rëndë, me prani edhe të mjekut ligjor.

Të dhënat janë siguruar nga burime për Syritv dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga QSUT apo Ministria e Shëndetësisë.