zoom

Bota

Ekspertët në Islandë: Shtëpitë dhe rrugët janë shkatërruar, erdhi koha e shpërthimit të vullkanit

Ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i vullkanit në Islandë është vetëm fillimi i një epoke të re shpërthimesh vullkanike që do të zgjasin me shekuj, me grumbullimin e magmës nën qytetin bregdetar të Grindavik që sinjalizon se më shumë do të vijnë.

Mediat e huaja raporotjnë se vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes po kërcënon të shpërthejë, me Zyrën Meteorologjike të Islandës që tha se ‘mundësia e një shpërthimi vullkanik është e lartë’ dhe mund të ndodhë në çdo kohë në ditët në vijim.

Pas 800 vitesh pasiviteti, një shpërthim i vitit 2021 shënoi fillimin e një cikli të ri të aktivitetit vullkanik dhe tani vullkanologu i Kembrixhit, Clive Oppenheimer, thotë se shpërthimi mund të ketë nisur një fazë të re shpërthyese që mund të zgjasë me shekuj.

“Koha e tij erdhi. Ne mund të përgatitemi për disa qindra vjet të tjera shpërthimesh në Rejkjanes”, ka thënë Edward W. Marshall, një studiues në Qendrën Vullkanologjike Nordike të Universitetit të Islandës.

Sipas raportimeve, rajoni është tronditur nga rreth 1,100 tërmete të reja që nga mesnata, me ekspertët që paralajmërojnë se magma po rritet gjithnjë e më afër sipërfaqes së tokës duke nxitur frikën e një shpërthimi të afërt vullkanik.