zoom

Slider

U diagnostikua me leucemi, Wanda Nara: U paralizova! Mauro Icardi më kërkoi të martoheshim sërish

Që pas diagnostikimit me leuçemi, Wanda Nara ka pasur mbështetjen e plotë të ish-sulmuesit të Interit, Mauro Icardi. Showgirl argjentinase rrëfeu se kur u diagnostikua me sëmundjen u shokua.

“Nuk dua të dukem arrogante apo të pretendoj se e kam kapërcyer, në fillim ishte një goditje aq e fortë sa u paralizova”, tregoi ajo.

Wanda Nara u shpreh se kur u kthyer nga klinika u mbyll në dhomën e saj për 4 ditë dhe ishte partneri i saj që kujdesej për të duke i sjellë ushqim.

“Kur u ktheva nga klinika u mbylla në dhomën time për katër ditë. Unë nuk mund të dilja jashtë: vetëm Mauro hyri për të më sjellë ushqim. Ai u kujdes për mua, më mbrojti dhe, në të njëjtën kohë, kujdesej për rutinën e përditshme të fëmijëve ndërsa më shoqëronte te mjeku.

Ai ishte dhe është personi që më mbështet më shumë. Një natë, në klinikë, u zgjova dhe e gjeta, në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar kurën për leuçeminë dhe vendin më të mirë në botë për ta trajtuar atë, dhe ky është shembulli më i qartë se kush është Mauro. Teksa ishte në stërvitje ai vinte alarmin për të më dërguar një mesazh: ‘Mos harroni të pish ilaçet,”– tregoi ajo.

Wanda Nara zbuloi gjithashtu se Mauro Icardi  i ka propozuar për martesë pasi u diagnostiku leuçemi.

“Sëmundja nuk na ka afruar sepse nuk kemi qenë kurrë larg, por është e vërtetë që mund të shohim se sa real është angazhimi që bëjmë kur premtojmë të “mbështesim njëri-tjetrin në sëmundje dhe në shëndet”. Në fakt, do t’ju them diçka që nuk e kam thënë ende: Mauro më kërkoi të martohesha me të përsëri. Pas 10 vitesh bashkë! Nuk kemi finalizuar ende asgjë. A do të jetë në Argjentinë? Unë nuk kam asnjë ide! Betohem se nuk patëm kohë as të uleshim për ta organizuar, por të gjithë të dashurit tanë ishin aty, kështu që nëse arrijmë ta bëjmë realitet këtë ëndërr e marr të mirëqenë që do të jetë në Argjentinë.”

Megjithatë, showgirl-ja argjentinase po vazhdon jetën normalisht pavarësisht sëmundjes, siç e dëshmon edhe prania e saj në “Dancing with the Stars”.

“Të shtunën kërcej, të dielën në mëngjes nisem për Stamboll, jam me fëmijët e mi dhe Mauron deri të martën dhe të mërkurën kthehem sërish në Itali për të bërë provat për shfaqjen e radhës. Është një ritëm rraskapitës, sidomos për mua pasi nuk jam një balerinë profesionist, por më pëlqen shumë.

Gjëja më e vështirë për mua është kërkesa për të mësuar koreografinë në 4 ditë, por, tani për tani, jam mirë. Nuk do të kisha pranuar kurrë të marr pjesë në program pa miratimin e mjekut që më trajton. Unë marr medikamente, bëj kontrolle javore dhe ndjekje rigoroze në çdo qytet ku jetoj: Romë, Stamboll apo Buenos Aires.”