Aplikacion
Babë e bir akuzohen se drejtonin një grup kriminal që kalonte drogë në vendet e Bashkimit Evropës, përmes Kosovës dhe Serbisë. Sipas policisë, droga që futej në Hungari nga ky grup, dërgohej me korrierë nga Shqipëria dhe Kosovë, te tregtarët hungarezë, të cilët më pas e shisnin. Paratë e tyre i merrte djali i shqiptarit ose një grua hungareze që ishte e lidhur ngushte me ta.
Një dërgesë e tyre sillte zakonisht 10 kilogram drogë, kryesisht kanabis. Kreu i kësaj bande tashmë ishte dënuar në Hungari me shtatë vjet burg për krime të tjera dhe ishte dëbuar nga ai vend për tetë vjet. Pas dënimit verën e kaluar, ai u zhduk, autoritetet hungareze po e kërkonin dhe kundër tij u lëshua një urdhër ndërkombëtar. /ZOOM.AL/