Aplikacion
Dwamena humbi jetën tragjikisht më 11 nëntor gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit në Superligën Shqiptare, pasi pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, 28-vjeçari ganez u dërgua me urgjencë në spitalin e Kavajës, ku edhe ndërroi jetë.
“Kur dëgjuam lajmin, nuk ishte e lehtë, e gjithë familja ishte shumë e trishtuar dhe duke qarë. Ne kemi folur me gruan e tij dhe kur folëm ajo tha se nuk ka ambasadë të Ganës në Shqipëri, kështu që ata po bëjnë përgatitjet për të kërkuar një fluturim për në Turqi përpara se të mund ta sjellim trupin.
Kështu që tani është radha jonë për të ndihmuar, unë po i bëj thirrje Federatës së Futbollit të Ganës që të na ndihmojë që ta sjellim trupin në Ganë dhe të shikojmë se si do t’ia dalim. Ajo që do të them është se ganezët duhet të luten për ne”, tha ai për mediet ganeze.