Aplikacion
Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe pas dy orësh brenda Prokurorisë së Posaçme, është larguar. Agron Çela mohoi pretendimet se u thirr në SPAK për dosjen CEZ-DIA.
Deputeti i PS-së deklaroi për gazetarët se ishte në Prokurorinë e Posaçme për punët e tij, por pa dhënë detaje rreth çështjes.
“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.
Raportohet se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje. /ZOOM.AL/