zoom

Aktualitet

Bien lindjet dhe vdekjet në vend. 6 qarqe me shtesë negative

Gjatë tremujorit të tretë 2023, shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua me 1.066 lindje më shumë se sa vdekje. Gjithsesi kjo nuk ka ardhur një rritje të numrit të lindjeve, përkundrazi, kanë rënë me 7.4%, por nga ulja e numrit të vdekjeve me rreth 8%. Për periudhën korrik-shtator 2023 janë regjistruar 6.070 lindje dhe 5.004 vdekje.

Gjashtë qarqe të vendit vazhdojnë të jenë me shtesë natyrore negative, kryesuar nga Korça me 132 vdekje më shumë se sa lindje.

Tirana mbetet qyteti me shtesën natyrore më të lartë, 913 lindje më shumë sesa vdekje, e cila në raport vjetor ka shënuar ulje, por në tremujor me rritje të lehtë.

Rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2023 krahasuar me tremujorin e tretë 2022 e ka qarku i Kukësit me 31%.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.320 vdekje.