zoom

Politikë

Tensione te Siguria, Naço e kalon mbledhjen online. Bardhi: Respektoni Kushtetutën!

Rikthehen debatet e forta dhe tensionet në Kuvend, duke e kaluar online edhe të vetmin Komision që ishte parashikuar me dyer të mbyllura.

Duket se zhvillimet e fundit në Kryesinë e Kuvendit nga ana e opozitës, ka bërë që komisionet të zhvillohen edhe këtë të hënë online.

Edhe në këtë mbledhje ka pasur debate, mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Gazment Bardhi e quajti të paligjshëm vendimin e marrë nga kryetari Nasip Naço, duke theksuar se nuk jemi as në kohë pandemie dhe as në kohë lufte.

Në mbledhje do diskutohej mbi projektbuxhetin e vitit 2024, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Pjesë nga debati në Komision:

Nasip Naço: Do të mblidhemi online në orën 16:00. Do ju vijë linku.

Gazment Bardhi. Online janë dhe të dhënat e TIMS, jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni kushtetutën dhe rregulloren!

Nasip Naço: Faleminderit për prezencën. Do ju lutesha që në mënyrë demokratike mbledhjen e kalojmë online.

Gazment Bardhi: Nëse drejtoresha do të vijë të deklaroj… Nuk jemi në kohë lufte!

/ZOOM.AL/

 

 

 

Postime të lidhura