Aplikacion
Shqipëria akuzoi Iranin për sulmin kibernetik, ndërsa për sulmet në Kosovë dhe Mal të Zi askush nuk mori përgjegjësi. Por mediat pas kësaj spekuluan se dikush mund të ketë dashur të ushtrojë duke sulmuar aleatët e NATO-s në Mal të Zi e Shqipëri, si dhe Kosovën pro-perëndimore.
Boshllëku midis rajonit dhe Bashkimit Evropian
“Kjo ishte një ngjarje që i hapi sytë gjithë rajonit,” tha Regine Grienberger, përgjegjëse përsigurinë kibernetikenë Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë në një diskutim të organizuar nga Aspen Institute në kuadër të Procesit të Berlinit, ku posaçërisht u diskutuar edhe për sigurinë kibernetike në Ballkan. Një ditë para Konferences së parë të NATO-s për sigurinë kibernetike, që gjithashtu u mbajt në Berlin, Instituti Aspen organizoi një konferencë ku ekspertët për sigurinë digjitale dhe përfaqësues politikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan për mundësitë e rritjes së niveleve të sigurisë kibernetike në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke treguar se ato nuk janë në nivelin e dëshiruar.
“Institucionet shtetërore në vendet e rajonit janë shumë të prekshme ndaj sulmeve kibernetike. Këtu duhet të zvogëlojmë boshllëkun që ekziston midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,” tha zëvendësministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Josip Brkiq, në një bisedë me DW.
Brkiq gjatë diskutimit përmendi Estoninë si një model në çështjen e arritjeve të digitalizimit të administratës publike. “Estonia është një model jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për pjesën tjetër të Bashkimit Evropian,” tha Grienberger, e cila zyrtarisht ka dhe titullin e ambasadore për sigurinë kibernetike në Ministrinë e Jashtme dhe është përgjegjëse për bashkëpunimin në këtë fushë.
Pjesëmarrësit në diskutim u pajtuan se duhet të përgatiten më mirë zyrtarët në rajon përsfidat kibernetike, e cila është veçanërisht e rëndësishme kur vjen puna për rrezikun ndaj demokracisë nga manipulimi i rezultateve zgjedhore. Ajo theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë më intensivisht për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. “Kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike, këtu duhet të kemi një mënyrë të menduarit që tejkalon kufijtë kombëtarë,” tha Grienberger.
Bashkëpunimi i domosdoshëm rajonal
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi, është e vetëdijshme për nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, një kërkesë që kalon si një linjë e kuqe në procesin ballkanik, duke treguar se bashkëpunimi ndërkufitar ndonjëherë është i vështirë për shkak të interesave të ndryshme. “Është treguar edhe në të kaluarën kur bëhet fjalë për bashkëpunimin rajonal se gjithmonë ka dikush që përpiqet për zgjidhjen “solo” të çështjeve. Por kjo është një fushë shumë e rëndësishme dhe mendoj se, nëse asgjë tjetër për arsye pragmatike, vendet duhet të bashkëpunojnë”, tha Gashi.
Ngjashëm mendon edhe kolegu i saj Brkiç. “Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë në gjendje t’i përgjigjen individualisht sfidave që sjellin sulmet kibernetike, të cilat në parim prekin jo vetëm strukturat e një vendi, por edhe fqinjësinë e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse në këtë hapësirë kibernetike ne thjesht duhet të bashkëpunojmë, sepse jemi të lidhur jo vetëm digjitalisht por edhe në shumë aspekte të tjera”, tha Brkiç.
Dezinformimi si formë destabilizimi
Gjatë diskutimit u fol edhe për një aspekt tjetër të sigurisë digjitale që lidhet me fushatat e dezinformimit. “Rajoni ynë është specifik sepse është kompleks, kështu që siguria digjitale dhe kibernetike këtu kanë dimension të ndryshëm, ndër të tjera për shkak të nivelit të lartë të propagandës që përdoret për të ndikuar në vendet e tjera të rajonit”, tha Gashi, e cila gjatë diskutimit theksoi se mediat në Serbi çdo ditë “lançojnë” lajme të rreme për Kosovën.
Tijana Cvjetiçanin nga organizata joqeveritare boshnjake “Why not”, ku ajo drejton programin e verifikimit të fakteve, tregon për lloje të tjera të manipulimit të qytetarëve përmes internetit, veçanërisht rrjeteve sociale. Manipulohen edhe të dhënat financiare, e njerëzve në këtë mënyrë u shiten madje edhe preparate mjekësore. Nga ana tjetër, kemi edhe kërcënime klasike dhe mobbing në internet, ku rrezikohet edhe siguria e përdoruesve”, thotë Cvjetiçanin.
Platformat duhet të bashkëpunojnë
Problem tjetër, siç thekson ai, është fakti se në Ballkanin Perëndimor nuk ka akte ligjore që zbatohen në territorin e Bashkimit Evropian. Ndaj është e nevojshme që këto akte të zbatohen sa më shpejt edhe në Ballkan. “Do të ndihmonte nëse platformat e mëdha, të cilat në pjesën tjetër të botës janë përkushtuar ndaj rregullave të caktuara, të jenë gjithashtu përgjegjëse edhe për praktikat e tyre në Ballkanin Perëndimor, siç është rasti në Bashkimin Evropian”, përfundon Cvjetiçanin në një intervistë me. DW.
“Kontrolli i fakteve është i rëndësishëm, por vetëm ai nuk mjafton për të mbrojtur qytetarët nga aspektet e padëshiruara të internetit,” thotë Cvjetiçanin. “Aktualisht, nuk ka asnjë proces në të cilin institucionet publike dhe të shoqërisë civile do të përdorin të dhënat që mbledhim duke kontrolluar informacionin dhe duke zbuluar rrjetet e dezinformimit. Sinergjia e këtyre aktorëve është e nevojshme nëse duam të rrisim sigurinë kibernetike”, thotë eksperti nga Sarajeva.
Ndaj Procesi i Berlinit dhe Instituti Aspen po përpiqen të inkurajojnë procese dhe të krijojnë forume që do të çonin në sinergji të tilla. “Ne në Ballkanin Perëndimor nuk kemi një platformë përmes së cilës do të komunikonim seriozisht me kompanitë e mëdha, por BE-ja dhe ne si rajon mund ta arrijmë këtë nëse e mbështesim reciprokisht njëri-tjetrin”, përfundoi Cvjetiçanin./DW
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës