Aplikacion
Raportohet se futbollisti i Egnatias ka humbur jetën në spital, pak minuta pas mbërritjes me ambulancë dhe megjithë përpjekjet e mjekëve, ishte e pamundur.
Frika për Dëamena ishte e madhe, por më e keqja me sa duket nuk kaloi, ndërsa është transportuar menjëherë në Tiranë, për një kurim më të specializuar.
Në këto kushte, ku ankthi ishte i madh, lojtarët e kishin të vështirë të vazhdonin lojën, duke bërë që sfida mes Egnatias dhe Partizanit të ndërpritet në mënyrë përfundimtare. Pas lajmit shokues, ishte e pamundur të vijohej të luhej.
Futbollisti që vuante edhe më parë nga probleme kardiake, ra pa ndjenja në minutën e 24-t të takimit, kur ndeshja ishte 1-1. Priten reagimet zyrtare te ekipit dhe FSHF-së, si dhe hetimet që do kenë gamë të gjerë përfshirjeje dhe investigimi.
Lajmi u konfirmua edhe nga FSHF. Rafael Duamena mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti që të mbijetojë duke ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Ky ishte kolapsi i tretë në fushë për sulmuesin ganez. Pak vite më parë, ai është diagnostikuar nga një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.
Mjekët e kishin këshilluar të braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më, por Duamena veproi kundër këshillave të tyre. Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë.
Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. /ZOOM.AL/