Aplikacion
Mediat lokale raportuan se 58-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas kontrolleve mjekësore ai iu bashkua familjes. Manuel Diaz u mor peng bashkë me gruan e tij, ndërsa ndaluan për të blerë shalqi në një pikë karburanti më 28 tetor.
Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), grupi gueril antiqeveritar i Kolumbisë, fshihej pas pengmarrjes. Por ndërsa nëna e futbollistit të Liverpulit u lirua brenda së njëjtës ditë, kalvari i babait të tij zgjati për 12 ditë me radhë.
Ndërkohë në një konferencë për media, Luis Manuel zbuloi se ai u trajtua mirë nga rrëmbyesit e tij, të cilët e mbajtën në një vend malor që ai besonte se ishte afër kufirit me Venezuelën.
“Ishte shumë e vështirë, gati 12 ditë pa gjumë. Edhe pse trajtimi ishte i mirë, nuk ndihesha rehat, më mungonin gjërat, fëmijët e mi, qyteti im, miqtë e mi. Aspiratat e mia janë të vazhdoj të jetoj në qytetin tim, sepse kam të gjithë familjen atje. /ZOOM.AL/
Reshjet mbulojnë Shqipërinë, ndalohen lundrimet. Autoritetet thirrje për gatishmëri