Aplikacion
Në fakt, ai tregon se cili është kërcënimi që e shqetëson më shumë: Që 1% e popullsisë përfundon duke kontrolluar pasurinë e Inteligjencës Artificiale mbi të tjerët! Në këtë kontekst, shefi shkencëtar i AI-së i “Meta”-s ka akuzuar disa zhvillues të kësaj teknologjie se kanë qenë “alarmues” dhe kanë ushtruar “presion masiv të korporatës” për interesat e tyre. Konkretisht, ai u referua në një publikim se
“Altman, Hassabis dhe Amodei, janë ata që ushtrojnë presion masiv të korporatës tani”, shkroi LeCun.
“Janë ata që po përpiqen të përfitojnë nga rregullimi i industrisë së AI”, tha ai, duke iu referuar rolit të atyre që janë përgjegjës për standardet rregullatore, për sigurinë e kësaj teknologjie të re. Yann LeCun thekson se nëse kjo ndodh, do të jetë një “katastrofë”, pasi “një numër i vogël kompanish do të kontrollojnë AI”.
Kjo është një çështje me rëndësi jetike, pasi kjo teknologji pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në shoqërinë tonë si mikroçipi apo interneti. /ZOOM.AL/