zoom

Aktualitet

Tenderi abuziv Kardhiq-Delvinë, sot seanca për ish-drejtoreshën Sonila Qato dhe të tjerët

Pritet të zhvillohet këtë të mërkurë seanca për ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, proces i cili ndodhet në fazën e dëshmitarëve. Në seancë u paraqit vetë Qato si dhe biznesmeni Rrok Gjoka, që ka qenë edhe kallëzues i shkeljes së pretenduar në garën për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.