Aplikacion
“Mund të rikthehesha te Barcelona, por nuk u realizua. Ishte një situatë pak a shumë e ngjashme me atë të largimit në vitin 2021. E mendova shumë rikthimin te Barça, jetën time atje dhe të tërhiqesha ashtu siç e kisha ëndërruar, por nuk ishte e mundur. Ishte një ide e bukur për mua dhe familjen time, por ishte diçka e pamundur për t’u realizuar.
A e kam mbyllur kapitullin në Europë? Po. Falë Zotit pata një karrierë të jashtëzakonshme në Europë dhe fitova të gjithë titujt që kisha ëndërruar. Tani vendosa të transferohem në Amerikë dhe nuk besoj se do të rikthehem në Europë. Kupa e Botës në 2026-tën? Duke marrë në konsideratë moshën që do të kem në atë vit, e mendoj pak të vështirë, por të shohim”, theksoi Messi.