zoom

Bota

Italia noton në ujë, viktima dhe dëme të shumta nga përmbytjet

Prej disa ditësh moti i ashpër ka goditur një pjesë të madhe të veriut të Italisë, duke shkaktuar edhe vërshimin e liqenit të Comos. Sipas mediave vendase, zona më e prekur është Toskana, ku deri më tani raportohen të paktën 3 viktima dhe 6 persona të zhdukur.

Niveli i ujit në rajon është rritur ndjeshëm, ku ekipet e emergjencave civile po u shkojnë në ndihmë banorëve me varka e gomone, ndësa nga ajri me helikopter. Sa i përket dëmeve materiale, shumë pemë janë thyer duke bllokuar edhe disa rrugë. Ndër komunat më të prekura është Casacalenda, ku kryebashkiaku Sabrina Lallitto mbylli shkollat ​​e mesme për shkak të kushteve të rrezikshme.

Rrëshqitjet e dheut dhe balta po shkaktojnë ndërprerjet e para të arterieve kryesore rrugore, ndërsa tashmë ka dhjetëra ndërhyrje të zjarrfikësve për shkak të përmbytjes së bodrumeve, rënies së shkëmbinjve. Rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa janë në kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet.