Aplikacion
Por referuar skedës me të dhëna operative, Burba njihet si miku i Aldo Bares dhe në vitin 2014 u arrestua në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. Por më pak se një vit pas ekstradimit në Itali, Burba ia doli të dilte, pasi ai u lirua në janar të 2015 nga Gjykata e Apelit të Torinos. Mediat italiane asokohe raportonin se shkaku për lirimin e tij ishte bërë mungesa e një dokumenti të provuar në lidhje me fashikullin, çfarë e bëri të pamundurën nga Apeli.
Procesi ndaj Burbës kishte nisur që në vitin 2006, kur prokurorët Stefano Castellani dhe Dionigi Tibone mbyllën hetimet dhe dosjet e trafikut ndërkombëtar të gjithë nga Turqia, Shqipëria e Italisë dhe shkruan emrat e 27 argumenteve në regjistrin e të hetuarve. Mes tyre ishte edhe Emiliano Burba. “Burba është mes organizatorëve të trafikut të lëndëve narkotike dhe ka qenë nën drejtimin e Alfred Shkurtit, të njohur si Aldo Bare, kapo i bandës, të njohur në rrethe kriminale edhe si “profesori””, shkruhej në dosjen italiane për 54-vjeçarin. Në muajin shkurt 2023, Burbës i’u sekuestruan nga Prokuroria e Tiranës, 2 ndërtesa resort në Delvinë, 1 kamion dhe 1 rimorkio. Burba jetonte prej vitesh në zonën e Delvinës. Për aksionin e antidrogës, më herët janë arrestuar babë e bir.
Operacioni i kapjes së kamionit me drogë rreth dy muaj më parë
Një kamion i ngarkuar me 300 kilogramë kanabis është ndaluar mbrëmjen e 17 shtatorit, në një prej pikave doganore në kufirin shqiptaro-malazez. Policia bën me dije se droga është gjetur brenda një kamioni që transportonte dërrasa dhe paleta në drejtim të Austrisë dhe në pranga janë vënë babë e bir. Blutë sqarojnë se në bashkëpunim me policinë Malazeze është duke u hetuar rasti i trafikimit të drogës dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa. /ZOOM.AL/