Aplikacion
Nuk e di sa e vërtetë është, por media thotë se “Autoritetet” paskan shkuar në Kuvendin e Shqipërisë për të mbledhur “prova të krimit”…
Paska shkuar urgjent hëm Policia, hëm SPAK, hëm BKH…?!
I vetmi KRIM që po ndodh në KUVEND është shkelja e KUSHTETUTËS, specifikisht “NENI 77” i saj, që DETYRON PUSHTETIN të mos pengojë HETIMIN PARLAMENTAR si E DREJTË E PATJETËRSUESHME E OPOZITËS!!!
Një Kuvend që shkel KUSHTETUTËN, është thjesht një grupim individësh që përbëjnë element kriminogjen, jo institucion shtetëror!
Për cilido që mendon se e mbyt opozitën me SPAK e të tjera sovjetizma e putinizma si këto, ka vetëm 1 përgjigje:
SPAK YOU
KAQ!
Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për shumë vite