zoom

Stil

Vdes ish-bashkëshorti i Eva Longoria, aktori dyshohet se u godit nga një atak në zemër

Kinemaja amerikane në zi. Ish-bashkëshorti i Eva Longorias, Tyler Christopher, ka vdekur në moshën 50-vjeçare. Aktori, i cili u bë i famshëm për rolin e tij në Spitalin e Përgjithshëm, vdiq nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego.

Lajmin për vdekjen e bëri të ditur dje kolegu i tij Maurice Benard: “Me pikëllim të madh ndajmë lajmin për vdekjen e Tyler Christopher. Tyler vdiq këtë mëngjes nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego”.

Christopher ishte i martuar me Eva Longoria nga viti 2002 deri në 2004. “Tyler ishte një individ me të vërtetë i talentuar që ndriçonte ekranin në çdo skenë që luante dhe kënaqej duke u sjellë gëzim fansave të tij besnikë përmes aktrimit të tij,” tha Benard në Instagram.

Aktori luajti rolin e Nikolas Cassadine në 1,153 episode të General Hospital nga viti 1996 deri në 2016. Për punën e tij në serial, ai fitoi katër nominime për Emmy Daytime dhe në vitin 2016 fitoi çmimin për aktorin e shquar në një serial dramë. Nga viti 2018 deri në vitin 2019, ai portretizoi Stefan DiMera në 159 episode të telenovelës Days of Our Lives.

Christopher është martuar dy herë me Longoria dhe me sportisten e ESPN, Brienne Pedigo. Martesa e tyre zgjati nga viti 2008 deri në vitin 2021. Çifti kishte dy fëmijë – një djalë, Greysun James, 10 vjeç dhe një vajzë 4-vjeçare, Boheme.

Aktori ishte përplasur me ligjin vitet e fundit: Ai u arrestua gjashtë muaj më parë kur u kap në gjendje të dehur në një aeroport në Los Angeles. Ky ishte arrestimi i tij i dytë teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur në tre vjet. Christopher u gjet duke fjetur në dyshemenë e aeroportit Burbank të Los Anxhelosit më 26 maj. Policia u njoftua dhe shkoi në vendngjarje dhe e zgjoi atë, sipas TMZ. /ZOOM.AL/